Politike

Protesta e opozitës, mijëra qytetarë sfidojnë shiun: Rama ik!

13 Prill 2019, 16:02 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, mijëra qytetarë sfidojnë shiun: Rama

Nis protesta e tetë e opozitës kundër qeverisë. Protestuesit janë nisur nga selia blu drejt Kryeministrisë. Ndryshe nga herët e tjera kjo protestë do të zhvillohet pasdite duke e lënë mister edhe skenarin e saj. Protestuesit mbajnë vetëm flamujt e PD-së, ndryshe nga herët e tjera kur kanë përdorur atë kombëtar dhe atë të SHBA-ve. Mister mbetet edhe ora se kur do të përfundojë. Policia ka dhënë leje deri në orën 23:59. Sipas PD-së, mijëra qytetarë nga rrethet kanë mbërritur në Tiranë. Ata janë ndaluar rrugës për në Tiranë nga policia, e cila u ka ushtruar kontroll të imtësishëm. Berisha ka paralajmëruar për “cunam” prej 200 mijë qytetarësh. Për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, rreth 1500 forca policie do të jenë në terren, ku nuk do të mungojë edhe Garda e Republikës. Në gatishmëri edhe autobotet me ujë, gazi lotjsellës. Një ditë më parë janë pastruar kamerat e sigurisë; shtyllat rreth Kryeministrisë janë lyer me graso dhe është vendosur edhe mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë. Dosja.al mëson se në gadishmëri do të jenë forcat e Zjarrfikësve dhe të gjithë efektivët e komisariateve. Prej protestës bllokohet qarkullimi në të gjitha rrugët që lidhin bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca. Para protestës Ambasadës Amerikane i ka bërë thirrje shtetasve të saj që të evitojnë zonat ku do të protestohet. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shtyrë vizitën e tij për në Katar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike protesta e 13 prillit protesta e opozites rama ik protesta e 13 prillit protesta e opozites rama ik

Sondazh

Poll

Politike 13 Prill 2019, 10:42

Protesta, Rama shtyn papritur vizitën në Katar

Tiranë– Kryeministri e ka shtyrë për të hënën vizitën në Katar, për të qenë në Tiranë gjatë protestës së opozitës. Ky është një vendim i marrë për shkak të info...