Aktualitet

Viktima e qëlloi me grusht dhe autori nxorri thikën, zbardhet ZANAFILLA e vrasjes në Durrës për një ‘copë rrugë’: Ps

19 Shtator 2020, 14:54 Nga DOSJA
Viktima e qëlloi me grusht dhe autori nxorri thikën, zbardhet

DURRËS– Konflikti mes Abrër Kotit dhe Idajet Dullës që përfundoi me vrasjen e këtij të funditk a nisur për një ‘copë rrugë’. Mësohet se mesditën e sotme, Dulla dhe Koti janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, pasi autori i ngjarjes i ka zënë rrugën viktimës, vend për të cilin dy familjet ishin nëkonflikt prej kohësh.

“Pse më zë vendin,”- mësohet se ka qenë fjalia që ka nisur gjithçka.

Për pasojë, viktima, 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve ka qëlluar me grusht Arbër Kotin. Ky i fundit ka nxjerrë thikën dhe e ka masakruar Dullën, duke e lënë të vdekur pranë shinave të trenit tek Plepat në Durrës.

Idajet Dulla u dërgua në spital nga bashkëshortja dhe e ëma por ishte e kotë. Tashmë, policia është vënë në kërkin të kotit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arber koti idajet dulla vritet idajet dulla arber koti idajet dulla vritet idajet dulla

Sondazh

Poll