Aktualitet

Çudia më e madhe…3 orë zgjat! Kafe, raki dhe dallavere… Dalin PAMJET nga vendi ku i vra Bujar Çela, bashkëfshatarët e

18 Shtator 2020, 15:45 Nga DOSJA
Çudia më e madhe…3 orë zgjat! Kafe, raki dhe

ELBASAN– Çudia më e madhe tre ditë zgjat! Por në Elbasan nuk ka zgjatur as tre orë. Dje, në orën 05.45 të mëngjesit u ekzekutua me breshëri plumbash Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, i cili është i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit.

Por vrasja nuk ka shkaktuar as panik dhe shqetësime tek qytetarët, të cilët disa orë më pas janë mbledhur si gjithmonë për të konsumuar një kafe nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Gazetarja Dorjana Bezat ka publikuar foton nga vendgjarja duke e shoqëruar edhe me një koment përkrah.

“Shqipëria në një foto! Kafe, raki dhe dallavere… Zero ndergjegje qytetare. Nuk kishin kaluar as 3 orë që në këtë lokal u bë shoshë nga plumbat një 62-vjeçar. Me heqjen e shiritave të policisë, “qytetarë” të shumtë, komentet për vrasjen e tij, i bënë duke pire kafe mbi gjakun ende të njomë në verandën e lokalit, ku 62-vjeçari dha shpirt. Fatkeqësia e vetme e tij ishte se kishte vëlla një kriminel. Vrasja, një gjë e zakonshme! Welcome to Elbasan City!,”-shkruan gazetarja. 

Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e djeshëm para një lokali tek rrethrrotullimi i Bradasheshit. 50-vjeçari u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punënë si taksist në të zezë. Viktima ishte vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela, një nga grabitësit e 4.6 mln eurove në aeroportin e Rinasit, më 9 prill të 2019. Ky i fundit akuzohet dhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Deri më tani ka pasur shoqërime por asnjë autor për ngjarjen.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela elbasan bujar çela elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shtator 2020, 12:51

TIRANE–  Jo pak raste kemi hasur në parlamentin shqiptar ku politikanët kanë bërë gafa nga më të ndryshmet. Këtë herë ishte rradha e Përfaqësuesit të LSI-së në ...