Aktualitet

Atentatet ndaj familjes Muçollari në Tushemisht, Gjykata e Tiranës lë në burg Kaloshin, Berberi dhe Kalanë

18 Shtator 2020, 15:19 Nga DOSJA
Atentatet ndaj familjes Muçollari në Tushemisht, Gjykata e

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka lënë në burg për tre të arrestuarit në lidhje me dy atentatet me breshëri plumbash ndaj familjes së Jetmir Muçollarit, pronarit të hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit.  Masat u dhanë ditën e sotme për Anterio Kaloshin, Meardi Berberin dhe Ervin Kalanë.

Të tre dolën para gjykatës edhe më 13 shtator, seancë e cila u shty për shkak të mungesës së prokurorëve.

Çështja u soll në Gjykatën Penale të Tiranës, pasi ajo e Pogradecit shpalli moskopetencë territoriale. Ndërsa Prokuroria e qytetit, i akuzoi tre të rinjtë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, policia gjithsej ka arrestuar 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi.

Ilir Berberi së bashku me Meard Berberin akuzohen se kanë organizuar atentatet, ndërsa Anterio Kaloshi ka qenë personi që shkrepi armën. Shenjestra e atentatit ishte djali i biznesmenit, Jetmir Muçollari, Johani. Në dhomën ku flinte ky i fundit, u qëlluan mbi 80 plumba, por asnjëri nuk e kapi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anterio kaloshi ervin kalala meard berberi anterio kaloshi ervin kalala meard berberi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Shtator 2020, 12:51

TIRANE–  Jo pak raste kemi hasur në parlamentin shqiptar ku politikanët kanë bërë gafa nga më të ndryshmet. Këtë herë ishte rradha e Përfaqësuesit të LSI-së në ...