Aktualitet

Atentati tek hotel Voloreka, shtyhet seanca për tre të arrestuarit, shkak mungesa e prokurorëve të çështjes

Çështja u soll në Gjykatën Penale të Tiranës, pasi ajo e Pogradecit shpalli moskopetences territoriale. Ndërsa Prokuroria e qytetit, i akuzoi tre të rinjtë vetëm për armëmbajtje pa leje.
Featured image of article: Atentati tek hotel Voloreka, shtyhet seanca për tre të arrestuarit, shkak mungesa e prokurorëve të çështjes "Voloreka", disa nga makinat e dëmtuara dhe Meard Berberi

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për Meard Berberin, Anterio Kaloshin dhe Ervin Kalanë, të tre të arrestuar për ngjarjen e ndodhur në Tushemisht. Shtyrja e seancës së sotme u bë për shkak të mungesës së prokurororëve të çështjes, ndërsa takimi i radhës u la për në datë 18 shtator.

Çështja u soll në Gjykatën Penale të Tiranës, pasi ajo e Pogradecit shpalli moskopetences territoriale. Ndërsa Prokuroria e qytetit, i akuzoi tre të rinjtë vetëm për armëmbajtje pa leje.

Për 2 sulmet me armë që ndodhën në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec, policia gjithsej ka arrestuar 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin kanë organizuar atentatet, ndërsa Anterio Kaloshi ka qenë personi që shkrepi armën. Shenjestra e atentatit ishte djali i biznesmenit,  Jetmir Muçollari, ndaj të cilit u qëlluan mbi 80 plumba. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment