Aktualitet

Basha para protestuesve: Po bie muzgu i zi për bandat, të largojmë qeverinë e krimit

13 Prill 2019, 16:52 Nga DOSJA
Basha para protestuesve: Po bie muzgu i zi për bandat, të

TIRANE- Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbajtur fjalën para qytetarëve në protestë. Kryetari i PD tha se qeveria Rama duhet të largohet një orë e më parë. Kryedemokrati paralajmëroi se protesta do të vijë kur tha “po bie muzgu i zi për bandën”.

Pjesë nga fjala e kryetarit të PD:

Jemi më shumë se kurrë më parë, më të bashkuar se kurrë më parë. Më të vendosur se kurrë më parë, më të fortë se kurrë më parë. Bashkë me këtë vërshim të padëgjuar për Tiranën, me këtë bashkim zemrash, mendjesh dhe vullnetesh, burrash dhe grash fisnike. Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet. Po bie muzgu i zi për bandën e korrupsionit më të paparë. Të largojmë qeverinë e krimit. Që sot e tutje shteti, ligji, është sovrani. Kjo protestë është e nënta e 8 javë, është prova më e qartë se kjo nuk është një betejë për mirëqënien tuaj, por një përplasje politike. Ju e dini që kjo është një gënjeshtër, por dua ta deklaroj unë me zërin tim, vullnetin tuaj dhe vullnetin tim. Pakica janë ata. Koalicioni ynë është shumica e re morale. Rama ik, Rama ik!

Ky bashkim ka brenda vetes të gjthë qytetarët e ndershëm, fermerët, sudentët dhe qëndrestarët e Teatrit Kombëtar, pensionistët shqiptarë. Nuk ka dhe nuk do të ketë as pazare politike, as kompromise tavolinash dhe kushti i panegociueshëm është qeveria tranzitore pa Ramën kryeministër. Largimi një orë e më parë i Ramës është diktati i panegociueshëm i sovranit.

Ditë për ditë, e natë për natë në sheshe të tej mbushura si ky në çdo qytet dhe në çdo fshat rezistencë dhe përballje demokratike. Asgjë më pak se standardet Evropane dhe Amerikane. Ju bëj thirrje vëllezër dhe motra të Polcisë së Shtetit hiqni kapelet bashkohuni me ne. Kjo protestë do të ketë vetëm një përfundim, të jetë apo të mos jetë kjo Shqipëri Evropiane.

Vijon…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim basha protesta e opozites 13 prill 2019 lulzim basha protesta e opozites 13 prill 2019

Sondazh

Poll