Aktualitet

E pezulloi, Koni-Shahinit: S’ke inspektuar asgjë, vendim i urdhëruar

13 Prill 2019, 16:49 Nga DOSJA
E pezulloi, Koni-Shahinit: S’ke inspektuar asgjë, vendim i

TIRANË– Rektori Mynyr Koni ka reguar pasi ministrja e arsimit Besa Shahini në një deklaratë për shtyp kërkoi pezullimin e tij. Në një status në rrjetin social Facebook, Koni shkruan se ministrja Shahini nuk ka kryer asnjë lloj inspektimi në Universitetin e Tiranës, dhe se ky pezullim sipas tij është i urdhëruar.

Koni vijon më tej duke theksuar se para se të merrej ky vendim ministrja duhet t’i kishte mundësuar një takim për të kuptuar se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës, por siç duket sipas tij, e tremb e vërteta.

Sapo mësova nga media se Ministrja e Arsimit, ka vendosur pezullimin tim nga detyra e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe i paskërka kërkuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, shkarkimin tim.

Dhe këtë vendim e paskërka mbështetur në një inspektim të Ministrisë që ajo drejton.

Në dijeninë time, nga kjo Ministre, nuk ka ardhur asnjë grup inspektimi, sepse, në rast të kundërt, do të isha unë i pari që do ta mësoja një gjë të tillë.

Në fakt ishte e pritshme nga ana ime që situata do të shkonte deri këtu, pas gjithë atyre sulmeve të pashembullta që prej shumë kohësh, janë adresuar ndaj personit tim.

Përpara se të merrte një vendim të tillë, Ministrja duhet të më kishte mundësuar një takim apo të më kishte dëgjuar se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës, por siç duket, e tremb e vërteta.

Edhe një herë, me prononcimin e saj të fundit, u kuptua edhe më qartë se kush e urdhëron Ministren dhe se kush kërkon të “gllabërojë” pasuritë e Universitetit të Tiranës,”- shkruan rektori Mynyr Koni në statusin e tij.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një deklaratë për mediat ka pezulluar rektorin e UT-së, Mynyr Koni. Sipas saj, Koni nuk ka bashkëpunuar me qeverinë duke bllokuar kështu reformimin e Universitetit të Tiranës pas protestës së studentëve. Shahini ka kërkuar nga Presidenti Ilir Meta shkarkimin e rektorit.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besa shahini mynyr koni besa shahini mynyr koni

Sondazh

Poll