Aktualitet

Opozita tubim kundër qeverisë Rama, protesta transmetohet ‘live’ në mediat e huaja

13 Prill 2019, 17:20 Nga DOSJA

TIRANË– Opozita ka zhvilluar protestën e 9-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protesta është transmetuar edhe në mediat e huaja. “Live” tubimi është transmetuar nga Balkan Insight, Zëri i Amerikës, Fox News dhe nga Euronews në disa shtete të ndryshme.

Përveç transmetimit ‘live’, protesta e opozitës është shoqëruar edhe nga një tekst shpjegues lidhur mbi kërkesat e tyre dhe situatën politike në vend. 

“Zemërimi nuk qetësohet në Shqipëri. Mijëra mbështetës të opozitës të udhëhequr nga Lulzim Basha, u mblodhën jashtë Kryeministrisë për të kërkuar edhe një herë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama,”-shkruan EuroNews. 

Prej disa muajsh vendi është në një ngërç politik. Deputetët e opozitës kanë lënë mandatet e tyre që prej 21 shkurtit pasi sipas tyre Parlamenti ishte i inkriminuar. Opozita kërkon largimin e Ramës nga pushteti, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme lokale. Nga ana tjetër Rama i ka “mbyllur derën” një mundësie për zgjedhje të parakohshme, por është treguar i gatshëm për dialog. Ndërkombëtarët kanë dënuar veprimin e opozitës. Vendet vakante të deputetëve të zgjedhur më 31 qershor 2017 janë zëvëndësuar nga kandidatët e tjerë nga listat shumëemërore. Deri më tani numri i deputetëve të opozitës së re ka shkuar në 23.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mediat e huaja transmetojne protesten protesta e opozites 13 prill 2019 tirane mediat e huaja transmetojne protesten protesta e opozites 13 prill 2019 tirane

Sondazh

Poll