“Nuk ka më mëshirë”/ Artan Hoxha për vrasjen e Bujar Çelës: I njihte vëllezërit Haxhia, por nuk pati gisht
17 Shtator 2020, 16:03Nga DOSJA
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News në një bashkëbisedim me Juli Xhokaxhi foli për ngjarjen e sotme në Elbasan, ku u ekzekutua Bujar Çela, vëllai i Talo Çelës. Ky i fundit është shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit. Po ashtu Çela është përfolur edhe si i përfshirë në vrasjen e vëllezërve Haxhia pak muaj më parë në Durrës.
Megjithatë, Hoxha thekson se Çela i njihte vëllezërit Haxhia, por rezulton se nuk ka gisht në ekzekutimin e tyre. Sipas gazetarit vrasja e vëllait të Talo Çelës është një mesazh për të treguar se nuk do të ketë më mëshirë.
“Në rastin vëllezërve Haxhia u përmend Talo Çela, mua më rezulton se Talo Cela i njeh vërtet,por nuk është ai që i ka goditur. Personat Haxhia dhe vëllai i Talo Çelës sot janë njëra palë. Në zonën e Elbasanit nuk është një situatë normale. Nuk është njësoj si ngjarjet që po ndodhin në Rrëshen. Vrasja e sotme ka treguar se nuk do të ketë mëshirë më për askënd. Pra nuk do të goditen vetëm kundërshtarët, por çdo njeri i tyre. Po bëhet e njëjta gjë si në veri. Talo Çela është një person i kërkuar, nuk është aq i rrezikshëm. Vrasja e vëllait të tij do të thotë që kundërshtarët nuk do të falin”, u shpreh Artan Hoxha.
ELBASAN- Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 persona të infektuar më Covid-19 në qytetin e Elbasanit. Mësohet se mes të infektuarve janë edhe dy punojnës të...
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka zbuluar detaje nga operacioni ”Los Blancos” dhe arrestimi i Eldi Dizdarit në Dub...
TIRANË– Gramoz (Dritan) Rexhepi është njeriu kryesor, ‘truri’ që akuzohet se është pas bandës që transportonte kokainën nga Amerika Latine për grupet...
TIRANË– Eldi Dizdari alias Denis Matoshi, i arrestuar sot dhe i konsideruar si një nga krerët e kokainës në Shqipëri, ka pasur një fëmijëri të vështirë. I ...
TIRANË– “Ai që nuk e respekton kodin e ‘Omertës’, do të ekzekutohet”. Ky ishte një rregull i prerë për grupin e djemve të “Kompania Bello” që u shkatërrua ...
VLORË- Dy pedagogë në Universitetin e Vlorës kanë rezultuar të infektuar me koronavirus. Mësohet se pedagogët janë nga departamenti i Shëndetit Publikë dhe...
VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.Mësohet se drejtuesi i mjetit...
TIRANË– Nuk ka të ndalur saga e mashtrimeve financiare, të kryera nga Ilda Kërkapi, e afërmja e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Kërkap...
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Policia e Dubait ka dhënë detaje lidhur me megaoperacionin ‘Los Blancos’, ku në pranga kanë përfunduar dhjetra persona, mes tyre dhe...