Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit

17 Shtator 2020, 14:34 Nga DOSJA
Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi i mjetit

VLORË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës teksa udhëtonte në Vlorë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, ai ka përfunduar në kanal duke marrë olagë në kokë dhe trup.

I plagosuri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor dhe po heton për shkaqet që çuan në këtë aksident.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me makine aksident ne vlore aksident me makine aksident ne vlore

Sondazh

Poll