Aktualitet

Në heshtje pa shumë bujë! Si nisi megaoperacioni në Greqi, atje u arrestuan dy shqiptarët e parë të kartelit “Bello

17 Shtator 2020, 15:51 Nga DOSJA
Në heshtje pa shumë bujë! Si nisi megaoperacioni në Greqi,

GREQI– Operacioni “Los Blancos” kishte nisur prej ditësh. Në heshtje, fillimisht në prangat e Policisë ranë dy të rinj shqiptarë, të cilët jetonin në shtetin fqinjë. 

Më 15 shtator, dy shqiptarët janë prangosur në Atikë dhe janë vendosur pas hekurave në kuandër të operacionit ndërkombëtar për shkatërrimin e kartelit shqiptar të drogës. Por ç’do gjë është zhvilluar në heshtje për të mos alarmuar anëtarët e tjerë të grupit.

Edhe pse arrestimi është bërë disa ditë më parë, mediat greke e kanë pasqyruar lajmin sot, por pa publikuar emrat e shqiptarëve. 

Sot, Policia e Shtetit, Europol, Eurojust dhe partnerët ndërkombëtarë kanë goditur kartelin e parë shqiptar të drogës. Ai është “Los Blancos” dhe dyshohet se kryesohet nga biznesmeni Eldi Dizdari. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të dërgohet në Itali. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne greqi eldi dizdari karteli shqiptar i droges arrestohen shqiptaret ne greqi eldi dizdari karteli shqiptar i droges

Sondazh

Poll