Aktualitet

Artan Hoxha: Dritan Rexhepi qëndronte në hije dhe siguronte drogën, ai ndodhet në burgun që komandon vetë, jo policia…El

17 Shtator 2020, 15:34 Nga DOSJA
Artan Hoxha: Dritan Rexhepi qëndronte në hije dhe siguronte

TIRANË– Gramoz (Dritan) Rexhepi është njeriu kryesor, ‘truri’ që akuzohet se është pas bandës që transportonte kokainën nga Amerika Latine për grupet e tjera në Europë dhe deri në Dubai. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News hodhi më shumë dritë mbi organizimin dhe funksionimin e kartelit.

Eldi Dizdari është një njeri që ka drejtuar operacione të mëdha, ka qenë grosist, jo shpërndarës, ka furnizuar disa grupe. Ai vetëm ka lidhur fijet, Eldi ishte furnizuesi. Unë kam folur me Gramoz Rexhepin direkt, e kam idenë se cfarë përfaqëson. Është kapur në një grup për rreth 278 kg kokainë, i gjithë grupi sot ka dalë nga burgu, i vetmi i dënuar me 13 vite është Gramoz Rexhepi, që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë në Kuito, Ekuador, ku ndodhen edhe dy bosët më të mëdhenj të Ekuadorit“.

Por si funksionon një kartel? “Një kartel përbëhet nga disa grupe dhe organizata, karteli në vetvete, hiq atë Sinalos të El Capos, apo tjetri, kanë detyra të ndara, por nuk kanë një lider, që merr të gjitha vendimet. Gramoz Rexhepin e kërkon Anglia, Franca, Belgjika, Italia. Ai është në burgun që e kontrollojnë ata dhe jo policia. Ai është i izoluar dhe pjesën operacionale jashtë e kryejnë të tjerë njerëz. Ai akuzohet si njeriu i kontaktit, që të bëhet blerja.

Gramoz (Dritan) Rexhepi është njeriu kryesor që ka kontakte në Amerikën Latine. Në Ekuador ka shumë shqiptarë, kanë ndodhur shumë vrasje vitet e fundit. Nuk ka qenë njeri që kishte qejf të ekspozohej, ai ka dashur që rrijë në hije. Akuzohet se ka siguruar ngarkesat atje. Jam kurioz si do i lidhë prokuroria italiane, do të kërkohet ekstradimi i tyre në Itali dhe gjykimi do të bëhet në Itali” tha Hoxha.

Marrë nga Abcnews

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha dritan rexhepi eldi dizdari karteli shqiptar i droges artan hoxha dritan rexhepi eldi dizdari karteli shqiptar i droges

Sondazh

Poll