Politike

Zef Shtjefni kërkon fjalën për të folur në Kuvend, uron për detyrën Ministren e re të Arsimit, ndërpritet nga Ruçi: Ka

17 Shtator 2020, 08:50 Nga DOSJA
Zef Shtjefni kërkon fjalën për të folur në Kuvend, uron

TIRANE– Seanca e dytë plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me debate.

Ishte deputeti i opozitës së re Zef Shtjefni, i cili ka kërkuar fjalën për procedurë, ku i ka përcjellë një urim ministres së re të Arsimit, Evis Kushi për detyrën që ka marrë.

Ai u shpreh se nuk është ndikuar nga askush e se dëshiron ta urojë Kushin për detyrën.

‘E kërkova fjalën për t’i bërë një urim ministres së re të Arsimit për detyrën e re që ka marrë, si deputet i opozitës së re, i pandikuar nga askush. Shqipëria i dha detyrën asaj. Z. Shahini e fliste shumë bukur shqipen, atë shqipe që ka shkruar Gjergj Fishta, Ndre Mjeda.’

Por, deputeti Shtjefni është ndërprerë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili i ka thënë se ministrja e re nuk ka ardhur akoma në sallë dhe se ajo do votohet së pari nga deputetët, pastaj mund ta urojnë të gjithë.

‘Ka mundësi të mësosh, se pritet vota jote që pastaj ta urojmë edhe ti, edhe unë. O i dashur, e ke marrë fjalën për procedurë, po uron ministren e Arsimit, që s’ka ardhur akoma në Parlament’- u shpreh Ruçi.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci gramoz ruci

Sondazh

Poll