Politike

Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së/ Balla: Transparencë për pronësi

17 Shtator 2020, 07:44 Nga DOSJA
Kuvendi voton me 95 vota pro Komisionin e Posaçëm për zgjedhjen

TIRANË-Ditën e sotme Kuvendi vendosi krijimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Parlamenti votoi këtë komision me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Ky komision përbëhet nga Damian Gjiknuri kryetar dhe anëtarët janë: Adnor Shameti Alket Hyseni, Myslim Myurrizi Edmond Stojku dhe Oerd Bylykbashi.  Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.

Ndërkohë, i pari që mori fjalën në seancën e sotme ka qenë deputeti Vasil Sterjovski, pasi kërkoi interpelancë me ministrin e  Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Më pas fjalën e mori deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari, e cila foli për protestën e naftëtarëve të Ballshit. Hajdari dekkaroi se është një turp për politikën shqiptare që hesht, ndërkohë që ata punëtorë po kërkojnë pagat për të mbajtur familjet e tyre.

Ndërsa ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, bëri një replikë me deputetin Andi Përmeti, pasi ky i fundit akuzoi se nuk ka sqaruar publikun në lidhje me makinën e shtrenjtë, me të cilën qarkullon. Më tej ministri i Brendshëm “sfidoi” deputetin, pasi i tha se makina është e ministrisë  dhekushton 49 vetëm mijë euro.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se duhet transparencë për pronësinë e medias. Ai theksoi se ka portale që publikojnë lajme të rreme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 17 shtator 2020 seanca plenare 17 shtator 2020

Sondazh

Poll