Politike

Flet ambasadorja franceze për Gjykatën Kushtetuese: Duhet të plotësohet sa më parë, politikanët janë të ndërgjegjshëm

17 Shtator 2020, 08:30 Nga DOSJA
Flet ambasadorja franceze për Gjykatën Kushtetuese: Duhet të

KORÇË– Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak ka folur së fundmi nga Korça Pogradeci për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Ajo është shprehur se është e rëndësihme që politika të fillojë sa më parë punën, duke shtuar se të gjithë pesonalitetet e politikës duhet të jenë të ndërgjegjshëm për këtë.

Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe këshillin Politik duke thënë se ata e dinë se si duhet të funksionojë dhe nuk ka asnjë arsye për duhet t’ua thonë diplomatët.

“Gjykata Kushtetuese duhet të bëhet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë këtë. Të gjithë përsonalitetet e politikës pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjeshëm për këtë. Është e domosdoshme që Gjykata Kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një sërë problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe Gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese. Unë nuk pranoj të zëvendësoj autoritetet shqiptare sepse vetë ata e njohin Kushtetutën dhe e dinë se cfarë duhet të bëjnë. Përsa i përket Këshillit Politik nuk mund të them gjë sepse kjo nuk më përket. Është mirë që ky këshill të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë. Sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë dhe s’kanë pse t’ua thonë diplomatikët”, tha Vasak.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike christina vasak christina vasak

Sondazh

Poll