Politike

Balla ministër i Brendshëm? Gjebrea flet pas skandalit në Elbasan: S’ishte e ekzagjeruar, pse të mos jetë, ai është shu

16 Shtator 2020, 18:54 Nga DOSJA
Balla ministër i Brendshëm? Gjebrea flet pas skandalit në

TIRANË– Elona Gjebrea, zv/Ministre e Punëve të Brendshme dhe Kordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore ka komentuar sot fjalimin politik të Taulant Ballës para në ceremoninë e prezantimit të Forcave Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë në Elbasan.

E ftuar në studion e lajmeve në Syri.net, Gjebrea u shpreh se pavarësisht komenteve në lajme e media, nuk shikon asgjë të ekzagjeruar në fjalimin e Ballës, pavarësisht se ky i fundit e ktheu prezantimin e efektivëve në miting.

E pyetur nëse e shikon Ballën në postin e Lleshajt, Gjebrea u shpreh se po.

“Nuk pashë asgjë të ekzagjeruar. Balla është kryetari i grupit parlamentar. Dhe pse mos ta shikojmë? Ai është shumë mbështetës në punën që bën dhe kam gjetur mjaft haoësirë për propozimet e mia tek ai,”- tha Gjebrea duke shtuar akoma më shumë dyshimet për të ardhmen e postit të Ministrit të Brendshëm.

Momenti në minutën e 09:00

Sot në Elbasan, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mbajtur një fjalim para efektivëve, në ceremoninë e prezantimit të Forcave Shqiponja në Drejtorinë Vendore të Policisë në këtë qark. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, foli për krimin, për politikën dhe kazanin, duke e kthyer në një miting politik, një ceremoni që në asnjë rast nuk ka lidhje me politikën.

Ai është pyetur edhe më herët nëse në qeverinë e ardhshme, nëse maxhoranca qëndron sërish në pushtet, do të jetë Ministër i Brendshëm, por nuk është përgjigjur. Vetë ministri aktual Sandër Lleshaj ka dhënë deklarata konfuze, fillimisht ai u shpreh se do të largohej, më pas tha se do të mbajë të njëjtin post. Gjithsesi, fjalët që nuk është i përjetshëm, Lleshaj i ka përmendur shumë herë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elona gjebrea taulant bardha elona gjebrea taulant bardha

Sondazh

Poll

Politike 16 Shtator 2020, 15:09

TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, në një postim në rrjtetet sociale i është përgjigjur akuzave të Myslim Murrizit duke iu shprehur se nuk ka qenë kurrë b...