Aktualitet

Gazeta gjermane e pranishme në varrimin e Admir Murataj (Foto)

13 Prill 2019, 16:24 Nga DOSJA
Gazeta gjermane e pranishme në varrimin e Admir Murataj (Foto)

Gazeta e madhe gjermane ka qenë e pranishme në ceremoninë e varrimit të organizatorit të grabitjes në Rinas, Admir Muratajt.

Mësohet se gazeta “Bild”, ka dërguar një grup gazetarësh për të raportuar nga Çeremi i Tropojës, aty ku edhe u krye ceremonia e varrimit. Për median gjermane ka folur vëllai i Muratajt, Ceni.

Ky i fundit është shprehur më parë për mediat shqiptarë se të vëllanë nuk ia ka vrarë policia por shokët e tij, të cilët sipas tij e kanë lënë në rrugë.

Mesditën e 9 prillitAdmir Murataj së bashku me 3 persona të tjerë kreu grabitjen spektakolare në pistën e Rinasit.

Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Ende mister, fati i parave.

(f.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj albana alidhima grabitja ne rinas varrimi i admir muratajt admir murataj albana alidhima grabitja ne rinas varrimi i admir muratajt

Sondazh

Poll