Aktualitet

PISTA TJETËR/ Jo vetëm me familjen Reçi! Anëtarët e fisit Gjini kanë vrarë dhe një polic, Lala: Më kanë se është zgj

16 Shtator 2020, 20:21 Nga DOSJA
PISTA TJETËR/ Jo vetëm me familjen Reçi! Anëtarët e

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër detaj nga e shkuara e familjes Gjini. E ftuar në studion e “Real Story”, Lala tha se anëtarët e fisit Gjini nuk kanë vetëm konfliktin me familjen Reçi që deri më tani ka dy vëllezër të vrarë, Gasper dhe Katriotin.

Ajo u shpreh se pjesëtarë të fisit kanë vrarë një punonjës policie Ndue Kaza dhe pse hetuesit i kanë thënë se kjo çështje është mbyllur. Gjithashtu, Lala tha se Preng Gjini është shoqëruar edhe për vjedhjen e një banke në Mirditë.

“Familja Gjini ka pasur tjetër konflikt të hapur, por policia dyshon që s’ka lidhje. Pjesëtarë të këtij fisi kanë vrarë një punonjës policie Ndue Kaza, nëse s’gaboj. Hetuesit thonë se është histori e largët dhe e zgjidhur mes palëve…Preng Gjini në ‘97 ka qënë i dyshuar për grabitjen e bankës së Mirditës. Takova një nga ish drejtuesit e burgut dhe më tha që është shoqëruar, është mbajtur disa kohë i shoqëruar,”– tha Lala.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Urës së Nshrakut në Tiranë. Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë, pasi makinës së tij iu vu tritol. Ai ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”.

Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja. Policia dyshon se ngjarja e rëndë ka ndodhur për hakmarrje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit. Preng Gjini është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentati ndaj preng gjinit klodiana lala preng gjini atentati ndaj preng gjinit klodiana lala preng gjini

Sondazh

Poll