Aktualitet

Aksidenti i shkatërron banesën, 52-vjeçari nuk përmbahet, flet me lot në sy: Do më kishte vrarë, mendova se ishte bombë

16 Shtator 2020, 19:38 Nga DOSJA
Aksidenti i shkatërron banesën, 52-vjeçari nuk përmbahet,

KORÇË– Aksidenti i furgonit të Policisë në Korçë solli shembjen e murit të shtëpisë së 52-vjeçarit Irjet Hykos. Ky i fundit, për kameran e Report Tv ka bërë me dije se në momentin e aksidentit ka qënë duke fjetur gjumë.

Ndër të tjera, mes lotësh i riu kërkon që t’i paguhet dëmi ose t’i rindërtohet godina që iu prish pasi nuk ka mundësi ekonomike që të ndërhyjë vetë.

“Po flija, bomba thashë se hodhi ndonjëri bombën, unë jam punëtor krahu, vadit. dëmi di unë shikoje vetë tani. Asnjë lloj gjëje nuk më thanë. u bë u bë më thanë, unë skam lek që ta bëj. dua që të bëhet muri. Jam burrë e po qaj, po të kishte hyrë këtu do të më kishte vrarë“, tha ai.

Aksidenti mes furgoni i Policisë dhe një makine tip “Audi” ndodhi pasditen e sotme në Podgorie të Korçës në aksin që e lidh qytetin me Pogradecin.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce irjet hykos korce aksident ne korce irjet hykos korce

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Shtator 2020, 18:43

Lana/Dje, sot dhe nesër

TIRANË- Lana për disa është një lumë, për të tjerë është thjesht një përrua, pasi ka kohë që e ka humbur funksionin e vet si lumë, kohë e cila përkon me sh...