Zjarret në 8 qarqe të Shqipërisë/ Reagon Olta Xhaçka: Nuk do kursehen individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjeve!
16 Shtator 2020, 19:44Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka reaguar për zjarret e shumta që kanë përfshirë gjatë ditëve të fundit Shqipërinë. Në postimin që ka ndarë në rrjetet sociale Xhaçka, thotë se zjarret janë shkatuar më shumë nga dora e njeriut se sa nga temperaturat e larta. Po ashtu ajo ka thënë se nuk do kursehet asnjë individ që i vë zjarrin kullotave dhe pyjeve, por as pushteti vendor nëse nuk i përgjigjet situatave të emergjencës.
Po ashtu ajo ka bërë të ditur se dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë, për shuarjen e zjarreve.
Reagimi i plotë i Olta Xhaçkës
Flakët e shkaktuara nga dora e njeriut më shumë sesa nga termparaturat e larta, kanë prekur sipërfaqe të tëra me pyja e kullota në 8 qarqe të vendit. Dhjetra efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me mjetet e veshjet e posaçme kundër zjarreve janë angazhuar në disa operacione në Fier, Shkodër, Vlorë, Tiranë, Lezhë etj, ditë e natë, për shuarjen e zjarreve që famtirësisht nuk kanë cënuar sigurinë e banorëve në këto zona. Angazhimi i FA nga toka e ajri do të jetë i pakursyer në të gjitha rastet kur, sipas ligjit, pushteti vendor ka ezauruar të gjithë kapacitetin me njerëz e mjete. Ligji “Për mbrojtjen Civile”, të cilin e kemi miratuar një vit më parë e që përben një prej elementëve më të rëndësishëm të reformës në fushën e emergjencave civile, nuk kursen as pushtetin vendor në rast se nuk i përgjigjet situatave të emergjencës, por as individët që i vënë zjarrin kullotave e pyjave, duke shkaktuar miliona lekë dëm të pasurisë kombëtare.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Të shtëna me armë zjarri në Durrës. Disa të rinj, pas një konflikti të çastit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, duke vënë në panik të gji...
TIRANË– Preng Gjini është në gjendje të mirë shëndetësore. Gazetari Arsen Rusta u shpreh se shënjestra e atentati me tritol që ndodhi një ditë më par...
TIRANË– Gazetari Elton Qyno ka deklaruar se autorët e atentatit ndaj Preng Gjinit kanë dashur të vrasin dy zogj me një gur. I ftuar në studion e “Repolitix...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm duke qenë se vendi po përballet me situatën e Covid-19...
RROGOZHINË- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Zeshtik të Rrogozhinës, e si pasojë janë djegur disa hektarë hektarë me ullishte. Flakët janë f...
TIRANË- Lana për disa është një lumë, për të tjerë është thjesht një përrua, pasi ka kohë që e ka humbur funksionin e vet si lumë, kohë e cila përkon me sh...
DROPULL- Policia e Shtetit kanë zbarkuar në Dropull, ku edhe kanë asgjesuar rreth 1000 bimë kanabis. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se bimët kanë qënë të kult...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e ABC News foli për atentatin që tronditi mbrëmjen e së martës kryeqytetin. Hoxha gjatë intervistës me...
Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol në Siri, Top-Channel ng...