Art&Argëtim

Kim Kardashian dhe shumë VIP-a të tjerë po bllokojnë llogaritë e tyre në Instagram dhe Facebook

16 Shtator 2020, 11:55 Nga DOSJA
Kim Kardashian dhe shumë VIP-a të tjerë po bllokojnë

SHBA–  Kim Kardashian West përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka kritikuar Instagramin dhe Facebook-un për lejimin e “përhapjes së urrejtjes”, duke shtuar se do të bllokonte llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Por përveç Kim shumë personazhe të tjerë të famshëm si Katy Perry, Michael B. Jordan, Ashton Kutcher e shumë të tjerë kanë bllokuar për 24 orë llogaritë e tyre në Instagram dhe Facebook.

Aktorët përfshirë Kerry Washington, Jennifer Lawrence, Sacha Baron Cohen dhe Mark Ruffalo gjithashtu postuan në mbështetje të fushatës #StopHateForProfit dhe i bënë thirrje Facebook të bëjë më shumë.

Më pëlqen që mund të lidhem drejtpërdrejt me ju përmes Instagram dhe Facebook, por nuk mund të rri dhe të hesht ndërsa këto platforma vazhdojnë të lejojnë përhapjen e urrejtjes, propagandës dhe dezinformimit – krijuar nga grupe që kërkojnë të ndajnë Amerikën – duke ndërmarrë hapa vetëm pasi njerëzit janë vrarë. Keqinformimi i shpërndarë në mediet sociale ka një ndikim serioz në zgjedhjet tona dhe minon demokracinë. Ju lutem bashkohuni me mua nesër kur unë do të ‘ngrij’ llogarinë time në Instagram dhe FB për t’i treguar Facebook-ut #StopHateForProfit.”- ka shkruar Kim Kardashian në llogarinë e saj me mbi 188 milionë ndjekës.

Një mori reklamuesish me emër, duke përfshirë Starbucks, Coca-Cola dhe Verizon, ndërprenë buxhetet e tyre të medieve sociale këtë verë pasi “Stop Hate For Profit” u bëri thirrje të bojkotojnë Facebook-un për muajin korrik. Grupi që ka ndërmarrë këtë nismë ka thënë se qëllimi ishte të bënin presion mbi Facebook për të ndaluar përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në platformën e tij.

Në mënyrë të veçantë, organizata dëshiron që Facebook të heqë grupe që promovojnë epërsinë e të bardhëve, urrejtjen dhe komplotet e dhunshme, të ndalojë çdo faqe me thirrje për armë dhe të eliminojë përmbajtjet politike dhe ato që lidhen me votimin.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz ashton kutcher facebook katy perry kim kardashian michael b. jordan ashton kutcher facebook katy perry kim kardashian michael b. jordan

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Shtator 2020, 18:12

SHBA–  Këngëtarja e njohur amerikane Jennifer Lopez dhe artisti kolumbian Maluma, do të sjellin komedinë më romantike të të gjitha kohërave që me siguri do të p...