Ja çfarë mendonte shkrimtari dhe filozofi J-P Sartre për Gjon Milin, fotografin më të mirë në botë që sapo kishte reali
15 Shtator 2020, 13:49Nga DOSJA
“Elle” ka botuar, më 5 nëntor 1946, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me Gjon Milin, fotografin shqiptaro-amerikan me famë botërore, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Gjon Mili mund të fotografojë një pikë uji që bie (rrjedh)
Gjon Mili, fotografi më i mirë në botë, ka aparatin më të mirë në botë me të cilin ka realizuar…
…këtë fotografi vërtet të jashtëzakonshme. Shikoni pikat e ujit që bien nga mjekra (nofulla) e kësaj gruaje…
Në vitin 1939, Gjon Mili ishte një amator i thjeshtë. Tani, ai është fotografi-reporter i parë në botë. Ky inxhinier elektrik amerikan, me origjinë shqiptare, mësoi frëngjisht në Bukuresht.
“Gjon Mili ju kap krejtësisht të gjallë në gjendje të papërpunuar.Ju vazhdoni të luftoni në fotografinë e tij si peshku në rrjetë…Unë kisha njohur para tij vetëm fotografë me gjak të dobët, të cilët fotografonin me inat (pakënaqësi), ashtu sikur vrasim.Mili nuk ka inat.Atij i pëlqen gjithçka : të hajë, të pijë, të kërcejë.Ai e njeh Harlem-in më mirë se çdo i bardhë, Nju Jorkun më mirë se kushdo.Ai është i lumtur. Ai nuk dëshiron të të vrasë, akoma më keq, ai do t’ju kapë të gjallë”,shkruan për të J.-P. Sartre.
Mili erdhi në Paris me 200 kg material për të bërë disa fotografi të Konferencës së Paqes. Ai donte të kishte së bashku “Katër të Mëdhenjtë”. Sigurimi nuk pranoi. Mili e ngushëlloi veten duke organizuar një ekspozitë me fotot e tij, në hapjen e të cilës morën pjesë skulptori i madh amerikan Golder, René Domergue, J.-P. Sartre, Chaptman, kritiku i artit i “Life”… Ai ekspozoi gjithashtu aparatin e tij të jashtëzakonshëm të sofistikuar i cili operon elektrikisht në akumulatorë, bën tridhjetë mijë fotografi pa u rimbushur (karikuar) dhe funksionon në tridhjetë të mijtën e sekondës. Teknika e tij bazohet në “surimpression” (në shtypjen e dy ose më shumë imazheve në të njëjtën sipërfaqe të ndjeshme) dhe ndriçimin “nga poshtë”.
Imazhet satelitore tregojnë se dy akullnajat e rëndësishme në Antarktik kanë filluar të shkrihen. Akullnajat Pine Island dhe Thwaites, të cilat qëndrojnë pranë ...
TIRANË- Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe Flori Mumajesi do të bëhen bashkë dhe arsyeja është bërë eventi Miss Universe Albania.Ka qenë producenti...
TIRANË- Reperi i njohur Noizy së fundmi ka qenë i ftuar në emisonin NIN ku dhe ka folur për jetën artistike e jo vetëm. Noizy ka pasur shumë bashkëpunime m...
DashiNë dashuri do të jeni energjik dhe gjatë kësaj dite, do të arrini të bëni një listë me gjërat që doni të bëni me njeriun e zemrës. Edhe në punë, do të ketë...
TIRANË– Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Gashi, i cili njihet me emrin artistik Gashi në një intervistë ditën e sotme për emisionin “Ditë e Re” në rubr...
TIRANË– Sot në ditën e parë shkollës mijëra familje ulën fëmijët e tyre në bankat e shkollës për herë të parë, por mes tyre janë edhe personazhe të njohu...
TIRANË– Dojna Mema është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj sh...
SHBA– Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha e cila tashmë jeton dhe ndjek karrierën profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon her...
TIRANË– Ky imazh që ju po shikoni tregon mijëra yje shumëngjyrëshe, të mbushura afër njëra-tjetrës të cilat përngjajnë “si bletët që vërshojnë rreth një zg...