Art&Argëtim

15 Shtator 2020, 18:12 Nga DOSJA

SHBA–  Këngëtarja e njohur amerikane Jennifer Lopez dhe artisti kolumbian Maluma, do të sjellin komedinë më romantike të të gjitha kohërave që me siguri do të pritet me shuëm dashuri nga ndjekësit, pasi rolet kryesore u përkasin dy emrave më të dashur për mijëra njerëz në botë.

Ka qenë vet Jennifer e cila ka publikuar pamjet e para për filmin e ri të Universal Pictures, “Marry Me”, e cila së bashku me aktorin e famshëm Owen Wilson luajnë rolin e dy të dashuruarve në filmin e ri. Komedia “Marry Me” tregon historinë e Kat Valdez që do të luhet nga Lopez, një super yll muzikor që do të martohet me të fejuarin e saj, yllin e rokut Bastian rol që do të luajë Maluma, në Madison Square Garden.

 

 

 

SAVE THE DATE ?!!!! @marrymemovie is coming to theaters this Valentine’s Day. RSVP by dropping a ? in the comments! ✨#OwenWilson @maluma @egt239 #MarryMeMovie #MarryMeAlbum #NuyoricanProductions

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Kur zbulohet disa minuta para ceremonisë se Bastian e ka tradhtuar, Kat në vend të tij zgjedh një mashkull rastësor nga turma, mësuesin e matematikës, i divorcuar, Charlie Gilbert (Wilson)  dhe martohet me të.

Sipas Universal, kjo është një histori moderne dashurie rreth personave të famshëm, martesës dhe mediave sociale.

“Marry Me” është prodhuar nga Lopez, Rogers, Elaine Goldsmith-Thomas (Hustlers) dhe Benny Medina dhe do të vijë në kinema ditën e Shën Valentinit 14 shkurt 2021.

Burimi: Deadline

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz jennifer lopez maluma marry me owen wilson jennifer lopez maluma marry me owen wilson

Sondazh

Poll