Politike

Ilir Meta mesazh në ditën e Konferencës së Pezës: Të bashkohemi kundër një pushtimi të ri, nga një sekt dhe bandë oli

16 Shtator 2020, 07:05 Nga DOSJA
Ilir Meta mesazh në ditën e Konferencës së Pezës:

PEZE– Presidenti Ilir Meta përcjell një mesazh të fortë në 78 vjetorin e Konferencës së Pezës.

Sipas kreut të shtetit, mesazhet e Pezës janë akuale dhe sot kur vendi është përballë një pushtimi të ri, nga një sekt dhe bandë oligarkësh.

Pezë do të thotë Shqipëria mbi të gjitha! Pezë do të thotë bashkim, kushtrim dhe qëndresë, pa dallim feje, krahine dhe ideje në mbrojtje të interesit kombëtar. Mesazhet që përcjell edhe sot, pas 78 vitesh, Konferenca e Pezës janë më aktuale se kurrë për të lënë mënjanë ndasitë e interesat afatshkurtra, dhe për t’u bashkuar kundër një pushtimi të ri nga një sekt e një bandë oligarkësh që kanë uzurpuar institucionet dhe kanë marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari dhe atë europiane të vendit tonë.

Peza është një amanet: Besa-besë për të shpëtuar Shqipërinë! O SOT, O KURRË”, shkruan Presidenti Meta.

Më 16 shtator 1942 u mbajt Konferenca e Pezës. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike konferenca e pezes presidenti ilir meta konferenca e pezes presidenti ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 15 Shtator 2020, 20:07

GREQI– Kryeministri Edi Rama ka postuar foto dhe video nga darka me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotaksis. Rama, i shoqëruar nga këshilltari i tij për medi...