Politike

“U çlirova kur më hoqën nga drejtimi i Lezhës, s’kisha mjeshtëri”/ Lleshaj i kënaqur me punën e tij: Po ta lija sot

15 Shtator 2020, 20:01 Nga DOSJA
“U çlirova kur më hoqën nga drejtimi i Lezhës,

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur lidhur me karrierën e tij politike dhe vazhdimësinë në krye të institucionit që drejton.

I ftuar në emisionin “Open”, Lleshaj u shpreh se ndjehej i lehtësuar nga heqja si drejtues politik i qarkut të Lezhës, ndërsa më tej shtoi se ndjehej krenar për punën e bërë deri më tani.

Do ikim nga kjo botë dhe jo më nga detyra. Kam regjistër arritjesh që më bëjnë të ndjehem legjitim në postin që kam. Nuk jam në dijeni që do të ketë lëvizje. Zëvëndësi im në Lezhë nuk më ardhur keq. Nuk jam mjeshtër i madh në politikë, në sektorin që mbuloj e pretendoj njëfarë mjeshtrie. Ndërsa në sektorin politik…Po ta lija sot detyrën do të lija pas një bilanc për të cilën do të isha krenar. Unë mendoj që çdo ministër në ditën që të marrë detyrën duhet t’i lërë kryeministrit dorëheqjen e tij por pa datë,”-tha Lleshaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll