Politike

Darka Mitsotakis-Rama/ Zyra e kryeministrit grek zbardh diskutimet: Ranë dakord për të zgjidhur çështjet e ngelura pezull n

16 Shtator 2020, 06:35 Nga DOSJA
Darka Mitsotakis-Rama/ Zyra e kryeministrit grek zbardh diskutimet: Ranë

GREQI- Zyra e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis ka zbardhur disktumet në takimin e kreut të qeverisë greke dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Po kështu, burimet qeveritare thanë se të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar dhe për perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, duke respektuar gjithnjë kushtin e vendosur nga Këshilli Evropian. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin brenda NATO-s.

“Diskutim i veçantë u bë për Pakicën Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Rama e Mitsotakis shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve”, bën të ditur zyra e kryeministrit Mitsotakis.

Rama ndodhet në Greqi, pasi mori pjesë në konferencën e “The Economist”. Kryeministri darkoi mbrëmjen e djeshme me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ka qënë vetë Rama ai që ka postuar foto dhe video nga darka, ku është shfaqur i buzëqeshur krah homologut grek. Në këtë takim Rama shoqërohej nga këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga.

Burimi: protothema.gr

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama takimi i rames me mitsotakis edi rama takimi i rames me mitsotakis

Sondazh

Poll

Politike 15 Shtator 2020, 20:07

GREQI– Kryeministri Edi Rama ka postuar foto dhe video nga darka me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotaksis. Rama, i shoqëruar nga këshilltari i tij për medi...