Politike

15 Shtator 2020, 20:07 Nga DOSJA

GREQI– Kryeministri Edi Rama ka postuar foto dhe video nga darka me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotaksis. Rama, i shoqëruar nga këshilltari i tij për mediat, Endri Fuga, ka darkuar me palën greke. Ndërsa Mitsotaksis shoqërohej nga ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. Po ashtu me palën greke ishte dhe Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish-ambasadore në Shqipëri.

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve,”– shkruan Rama. 

Kryeministri Edi Rama ka darkuar mbrëmjen e sotme me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis. Ka qënë vetë Rama ai që ka postuar foto dhe video nga darka, ku është shfaqur i buzëqeshur krah homologut grek por asnjë detaj lidhur me çfarë kanë biseduar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne greqi kyriakos mitsotaksis edi rama edi rama ne greqi kyriakos mitsotaksis

Sondazh

Poll