Art&Argëtim

7-8 mijë euro në vit për shkollën e djalit të Ramës, rrjeti mbushet me meme: Sa lekë do i duhen Turit për të paguar shk

14 Shtator 2020, 18:34 Nga DOSJA
7-8 mijë euro në vit për shkollën e djalit të

TIRANË– Sot në ditën e parë shkollës mijëra familje ulën fëmijët e tyre në bankat e shkollës për herë të parë,  por mes tyre janë edhe  personazhe të njohur.  Kur të gjithë publikuan në rrjetet sociale foto me fëmijët e tyre në ditën e parë të shkollës, nuk mungoi as Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, të cilët publikuan foton e djalit të tyre, Zaho teksa shkonte në shkollë.

Por ndryshe nga mijëra nxënës shqiptarë që frekuentojnë shkolla publike e me klasa të mbingarkuara Dosja.al mëson se djali më i vogël i kryeministrit Rama është regjistruar në shkollën që një curriculum amerikan dhe procesi mësimor zhvillohet në të njëjtën mënyrë që zhvillohet në shkollat në SHBA.

Menjëherë rrjeti është mbushur me kritika dhe foto të kthyera në meme, sesi është realiteti në Shqipëri. Djali i kryeministrit të vendit mëson në një shkollë ku paguan 20 mijë euro në vit ndërsa fëmijët e shqiptarëve ndjekin shkollat publike me një sistem krejt ndryshe nga ajo çfarë mëson djali i kryeminsitrit Rama.

Genc Sejko, i cili njohet në rrjet si njeriu i memeve ka bërë publikuar dy foto për këtë çështje,  ku në njërën prej tyre tregon dallimin mes shkollës së Zahos dhe shkollat e fëmijëve të shqiptarëve, ndërsa në foton tjetër shkruan: Edi ka 3 mijë euro të kursyera, Zahos i kushton shkolla 8 mijë euro në vit edhe sa lekë do i duhen Turit për të paguar shkollën e Zahos?

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

virale virale edi rama tirana international school zaho ne shkolle private edi rama tirana international school zaho ne shkolle private

Sondazh

Poll