Art&Argëtim

“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron”, të kapur për dore, Dojna Mema poston foton me të dashurin misterioz

14 Shtator 2020, 17:50 Nga DOSJA
“Në jetë duhet të gjesh dikë që të

TIRANË–  Dojna Mema është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit e saj shumë momente nga puna dhe jeta e saj, por sëfundmi Dojna ka tërhequr shumë në mediat rozë..

Moderatorja publikoi një foto ku krahas saj kishte bërë një dedikim për partnerin, ku në foto shkruan për personin që i ka marrë zemrën me të cilin duket se po kalon disa ditë pushimi brenda Shqipërisë.

Në foton që ka postuar  shihet e kapur për dore me të dashurin e saj, portretin e të cilit ende nuk na e ka zbuluar.

“Ne jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura. P.s: kriteret e mësiperme nuk janë vendosur sipas rëndesisë.”-ka shkruar Dojna krahas fotos.

Dojna ka publikuar për herë të parë foto me të dashurin e saj, por ende jo plotësisht, ajo akoma nuk e ka treguar portkush është fatlumi që i ka vjedhur zemrën.

Një vit më parë ajo u përfol për një marrëdhënie të mundshme me Vlashent Satën dhe shkak u bë pjesëmarrja e saj në videoklipin e këngëtarit, të titulluar ‘Copëzat’. Mirpo ata nuk e konfirmuan këtë lajm prandaj nuk dihet kush është mashkulli misterioz pas fotovetë Dojnës.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz dojna mema dojna mema

Sondazh

Poll