Aktualitet

“Ngrihet” në këmbë Policia, Rebani Jaupaj jep DETAJE për shpërthimin: Po bëhemi gati për aksion! Dyshohet për hakmar

15 Shtator 2020, 18:03 Nga DOSJA
“Ngrihet” në këmbë Policia, Rebani Jaupaj jep DETAJE

TIRANË– Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj ka dhënë detaje për mediat lidhur me shpërthimin e ndodhur në mes të Tiranës. Në fjalën e tij, Jaupaj është shprehur se makina ka shpërthyer sapo ka hipur mbi urë, ndërsa të lënduar kanë mbetur Preng Gjini dhe një shtetas italian, i cili po kalonte në zonë.

Pa dhënë detaje, shefi i Policisë është shprehur se blutë e Tiranës po bashkëpunojnë me ato të një rrethi tjetër por pa dhënë detaje.

“Ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasësë. Është ngritur grupi i specialistëve. Po Kryejmë hetime për të përcaktuar llojin e lëndëve shpërthyese. Kemi ngritur dhe pistat e hetimit. Nuk dua ta bëj me dije, po organizohemi për kontrolle. Ka pista për hakmarrje dhe disa qytetarëve të tjerë, jashtë Tiranës. Ka lidhje me Kastriot Reçin? Nuk e deklaroj dot tani. I dëmtuari është në sallën e operimit, kemi shpresa se do të përmirësohet. Kemi dhe një shtetas italian të dëmtuar lehtë,”-tha ai.

Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme. Ai ra pre e një atentati me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Bashkë me të kanë mbetur edhe dy persona të tjerë të plagosur, të cilët ndodheshin rastësisht pranë mjetit kur ndodhi ngjarja.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini kastrit reci preng gjini rebani jaupaj shperthim me tritol tek ura e nisharakut armando gjini kastrit reci preng gjini rebani jaupaj shperthim me tritol tek ura e nisharakut

Sondazh

Poll