Aktualitet

“Ka qenë minë me celular, vijnë nga Mali i Zi”/ Shpërthimi në mes të Tiranës, Artan Hoxha: Duket si akt terro

15 Shtator 2020, 17:41 Nga DOSJA
“Ka qenë minë me celular, vijnë nga Mali i Zi”/

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha i ftuar në studion e “Abc News” ka komentuar shpërthimin e ndodhur në zonën e “Vasil Shantos”. Gjatë fjalës së tij në studio, Hoxha hodhui dyshime se makina mund të jetë hedhur në erë me minë të komanduar.

“Këto eksplozivë janë me mina të komanduara që aktivizohen në distancë. Nëse është aktivizuar, ka qenë minë me celular, që rastet më të shumta vijnë nga Mali i Zi, ku minat e telekomanduara futen në Shqipëri, apo është bërë montimi në Shqipëri. Dëmi është shumë i madh, eksploziv i përdorur është C4. Duket si akt terrorist se në atë zonë ka shumë lëvizje. Nga shpërthimi dhe dëmi duket se kemi të bëjmë me një minë të telekomanduar, fuqia është shumë e madhe,”- tha ai. 

vijon…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha shperthim me tritol tek ura e nisharakut artan hoxha shperthim me tritol tek ura e nisharakut

Sondazh

Poll