Aktualitet

Refuzuan kontrollin e makinës dhe goditën rahën policin e patrullës, arrestohen dy persona në Tepelenë

15 Shtator 2020, 13:13 Nga DOSJA
Refuzuan kontrollin e makinës dhe goditën rahën policin e

TEPELENË– Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Tepelenë, pasi goditën një punonjës policie për shkak të detyrës. Sipas policisë  të arrestuarit janë shtetasit me iniciale E. Q. 25 vjeç dhe R. Q. 21 vjeç.

Mësohet se pas një debati në pedonalen e qytetit të Tepelenës të rinjtë goditën për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.

Policia thotë se debati ka nisur për shkak se të rinjtë nuk pranuan që polici të kontrollonte makinën duke e qëlluar me grushte. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë:

Tepelenë

Goditën punonjësin e Policisë për shkak të detyrës, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.Q., 25 vjeç dhe R.Q., 21 vjeç, banues në Tepelenë. Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi, në pedonalen e qytetit të Tepelenës, kanë goditur për shkak të detyrës punonjësin e patrullës së rendit.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tepelenë tepelenë

Sondazh

Poll