Aktualitet

FOTOT/ Trishtimi në mes të rrugës që “acaroi” Saimir Tahirin: Kafsha është ai në timon, e trishtë dhe neveritëse

15 Shtator 2020, 11:16 Nga DOSJA
FOTOT/ Trishtimi në mes të rrugës që “acaroi”

TIRANË- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ripublikon në rrjetet sociale pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit ku një qen është lidhur i pajetë dhe tërhiqet zvarrë për disa kilometra nga shoferi i një makinë. Në një postim në faqen e tij, Tahiri thotë se “kafsha është në timon”.

“E trashtë dhe neveritëse! Kafsha është ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojnë e nuk e kane bere!”, thekson Tahiri, duke rikujtuar ligjin për “katërputroshët” i propozuar prej tij disa vite më parë në Kuvend, por i harruar nga socialistët.

POSTIMI I TAHIRIT NË FACEBOOK: 

Mëngjesin e sotëm, në rrjetet sociale “Animal Rescue” publikoi fotot e torturimit të një qeni, i cili ishte i pajetë, dhe po tërhiqej zvarrë nga makina në Sukth. Disa orë pas publikimit, policia reagoi dhe bëri arrestimin e shoferit të mjetit tip Renault. Kjo nuk është hera e parë që kafshët keqtrajtohen në Shqipëri. Pavarësisht projektligjit që qëndron në sirtaret e Kuvendit, edhe masat e marra nga autoritetet janë të pakëta.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet qeni i vrare ne durres saimir tahiri qeni i vrare ne durres saimir tahiri

Sondazh

Poll