Bota

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit/ Kukan-Mogerinit: Ke treguar mungesë lidershipi

13 Prill 2019, 14:05 Nga DOSJA
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit/ Kukan-Mogerinit: Ke treguar

BRUKSEL- Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini ka patur një rol kyç në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, veçanërisht në planet sekrete Vuçiç-Thaçi për shkëmbime territoresh, rol ky tashmë i qartë edhe për Brukselin zyrtar.

Kështu shefi i delegacionit të BE-së për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan, ka lëshuar deklarata të forta kundër shefes për punët e Jashtme të BE-së, duke thënë se ka treguar mungesë të lidershipit.

Kërkoj falje znj.Mogherini, por BE ka treguar qartë mungesë të lidershipit në dialog. Negociata të tilla mund të kenë sukses vetëm nëse tregoni se jeni të fortë si udhëheqje. BE-ja duhet të jetë më e fortë në dialog për të parashikuar mirë ngjarjet dhe reagimet ndaj tyre.Pa përfshirjen e Ballkanit Perëndimor nuk mund të flitet për të gjithë Evropën, por kjo nuk është edhe qëndrimi i shumë kolegëve të mi këtu në Parlament, si dhe shumë politikanëve kryesor në Evropën Perëndimore. Besoj se procesi i zgjerimit do të vazhdojë dhe kjo është e nevojshme. Sa i përket vendeve të rajonit, mesazhi im është që këto vende të luajnë rol shumë aktiv për të vendosur raporte të mira me Parlamentin Evropian, në mënyrë që deputetët të jenë të gatshëm për t’u angazhuar dhe mbështetur procesin”, deklaroi ndër të tjera Eduard Kukan.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni be dialogu kosove-serbi eduard kukan federica mogherini be dialogu kosove-serbi eduard kukan federica mogherini

Sondazh

Poll