Bota

Në qendër të Berlinit vendosen statujat e Manning, Assange dhe Snowden

13 Prill 2019, 10:09 Nga DOSJA
Në qendër të Berlinit vendosen statujat e Manning, Assange dhe

BERLIN- Në sheshin Alexanderplatz  janë ngritur statujat e Chelsea Manning, Julian Assange dhe Edward Snowden. Statujat e bronzit janë në përmasat e një njeriu normal dhe u ngritën mëngjesin e djeshëm para anëtarëve të Partisë së Gjelbër gjermane si dhe aktivistëve të tjerë.

Të tre konsiderohen heronj të drejtimit të majtë në politikë për publikimin e dokumenteve të inteligjencës amerikane.

Artisti është skulptori italian, Davide Dormino i cili shpjegoi se donte të sillte për të gjtihë tre heronjtë bashkëkohor të cilët e humbën lirinë për të shprehur të vërtetën, sipas tij ata do të qëndrojnë aty si një kujtesë se sa e rëndësishme është të kesh kurajo njohësh dhe të thuash të vërtetën. Ai vendosi t’i quajë këto skulptura ‘Anything to say’, të cilat i vendosi mbi disa karrige dhe mbajti fjalimin e tij për të sqaruar vizitorët se pse ato personazhe duhet të qëndrojnë aty, raporton Euro News. 

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange do të përballet me ekstradimin në Suedi për të vazhduar hetimet në akuzat për përdhunim dhe sulme seksuale, gjithashtu  ai do të ekstradohet në SHBA për t’u ballafaquar me hetimet për zbulimin e dokumenteve sekrete të SHBA.

Amerikani, Chelsea Manning u dënua në vitin 2013 për akuzat që kishin të bënin me ligjin e spiunazhit për zbulimin e dokumenteve të inteligjencës amerikane dhe dokumenteve ushtarake ndaj Wikileaks. Aktualisht po vuan dënimin me burgim për 35 vjet.

Edward Snowden mori azil në Rusi, duke e shmangur kështu ekstradimin në SHBA. Ai publikoi ​​informacion të klasifikuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) për gazetarët që zbuluan shkallën e aftësive mbikëqyrëse globale të qeverisë amerikane.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestimi i julian assange chelsea manning edward snowden julian assange statujat ne berlin arrestimi i julian assange chelsea manning edward snowden julian assange statujat ne berlin

Sondazh

Poll