Bota

Arrestimi i Julian Assange/ Dy qëndrimet e kundërta të Donald Trump për WikiLeaks

13 Prill 2019, 05:48 Nga DOSJA
Arrestimi i Julian Assange/ Dy qëndrimet e kundërta të Donald

SHBA- Presidenti Donald Trump, i pyetur nëse ai ende “e do” WikiLeaks siç tha në vitin 2016, u tha gazetarëve  së fundmi në Zyrën Ovale se ai nuk di “asgjë rreth WikiLeaks”.

“Unë nuk di asgjë për WikiLeaks-in. Nuk është gjëja ime dhe e di se ka diçka që ka të bëjë me Julian Assange. Unë kam parë atë që ndodhi me Assange. Prokurori i Përgjithshëm, i cili po bën një punë të shkëlqyer, kështu që ai do të marrë një vendim. “, u tha Trump gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Moon-Jae-in për arrestimin e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Por në  fushtën e 2016 Trump është shprehur: “WikiLeaks, unë e dua WikiLeaks.”

Assange u arrestua të enjten në mëngjes në Londër, pasi Ekuadori e hoqi kërkesën e tij diplomatike për azil. Ai është akuzuar për ndihmën e ish-specialistit të zbulimit të ushtrisë, Chelsea Manning, për të hyrë në kompjuterët e Departamentit të Mbrojtjes amerikane në vitin 2010 në një përpjekje për të zbuluar dokumente sekrete të qeverisë. Assange u hoq me forcë nga autoritetet nga ambasada Ekuadoras në Londër  disa ditë më parë.

Burimi: CNN

J.V/Dosja.al

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump julian assange wikileaks donald trump julian assange wikileaks

Sondazh

Poll