Bota

“Dialogu”/ Thaçi: Genocidi serb si ‘holokausti’ i Hitlerit, po mundohen ta mohojnë

13 Prill 2019, 09:59 Nga DOSJA
“Dialogu”/ Thaçi: Genocidi serb si ‘holokausti’ i

KOSOVË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe genocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Thaçi shkruan se: Të mohosh genocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Krerët e Serbisë po mundohen para botës të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria e Serbisë në Kosovë. Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare! Një qasje e tillë e Serbisë nuk është aspak ndihmuese për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe pajtimin! HTH.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni genocidi serb hashim thaci genocidi serb hashim thaci

Sondazh

Poll