Aktualitet

33-vjeçari në Rrogozhinë u ekzekutua me një plumb, autorët përdorën armë me silenciator, trupi i pajetë u gjet nga shit

15 Shtator 2020, 07:47 Nga DOSJA
33-vjeçari në Rrogozhinë u ekzekutua me një plumb,

RROGOZHINË- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e Klevis Kapllanit në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është vrarë me një plumb brenda makinës së tij tip  “Fiat Punto” në një rrugë të pashtruar të fshatit.

Trupi i pajetë u pikas mëngjesin e sotëm nga një banor i zonës,  që kishte dalë që herët në mëngjes për të shitur qumështin. Ai lajmëroi menjëherë policinë.

Ndërkohë, pranë vendit të ngjarjes, është gjetur një pistoletë, më të cilën nuk është kryer asnjë qitje. Po kështu, banorët e zonës nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë arme dhe ka dyshime se për vrasjen është përdorur armë me silenciator.

33-vjeçari Klevis Kapllani u gjet i pajetë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm brenda makinës së tij. Unformat blu kanë nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë mësohet se më herët ai është dënuar në Itali për trafik droge.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klevis kapllani vritet 33-vjeçari në rrogozhinë klevis kapllani vritet 33-vjeçari në rrogozhinë

Sondazh

Poll