Aktualitet

Greqia merr masa shtrënguese! Vendos të mbajë mbyllur kufirin me Shqipërinë për këta persona, ja se kush mund të kalojë

15 Shtator 2020, 07:29 Nga DOSJA
Greqia merr masa shtrënguese! Vendos të mbajë mbyllur kufirin me

GREQI– Kufiri shqiptaro-grek do të jetë i mbyllur deri në datën 30 shtator, duke mos lejuar të kalojnë turistët nga Shqipëria.

Do të lejohen të kalojnë vetëm shtetasit grekë dhe ata shqiptarë me leje qëndrimi në Greqi si dhe shtetasit shqiptarë që janë me punë sezonale në Greqi.

Të gjithë personat  që kalojnë duhet të keni plotësuar formularin, jo me vonë se 24 orë nga dita e udhëtimit,dhe test negativ për COVID-19 jo më herët se 72 orë para hyrjes në kufi.

Të gjithë personat që kalojnë në pikat kufitare dhe aeroportin Elefterios Venizelos,duhet të qëndrojnë në karantinë 7 ditore në banesat e tyre.

Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit,mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me covid. Në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kufiri shqiptaro-grek nuk lejohen te kalojne kufiri shqiptaro-grek nuk lejohen te kalojne

Sondazh

Poll