Art&Argëtim

Gashi vjen me koncert madhështor në Tiranë: Sado lart të ngjitem s’i harroj rrënjët e mia, jam shqiptar dhe prindërit e

14 Shtator 2020, 15:32 Nga DOSJA
Gashi vjen me koncert madhështor në Tiranë: Sado lart të

TIRANË– Reperi shqiptar me famë ndëkombëtare Gashi do të vijë në Shqipëri. Në një intervistë për  emisionin “Ditë e Re”, në Ora News, Gashi, emri i plotë i të cilit është Labinot Gashi tregoi se nuk i ka harruar rrënjët e tij shqiptare dhe se shumë shoejt do të jetë në Tiranë, me një koncert madhështor.

Gashi shtoi më tej se si prindërit e tij, babai nga Drenica dhe mamaja nga Mitrovica u njohën bashkë në një spital në Libi për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre në martesë në vitin 1984.

Babin e kam prej Denicës, mamin  prej Mitrovicës. Mamaja ime ishte pjesë e një programi për infermiere dhe dhe ajo pati një mundësi më të mirë për Libi  më pas takoi babin tim në spital dhe u martuan në 1984, i cili është edhe titulli i  albumit tim. Më pas ata shkuan në Tripoli pasi kishin një mundësi më të mirë dhe donin më të mirën për mua, motrën dhe vëllain tim. Albumi mban këtë titull për shkak të përvjetorit të martesës së prindërve. 1984 ishte sepse të gjitha gjërat që dashuroj, filmat, muzika, prindërit e mi u martuan në 1984. Michael Jordan u përzgjodh në 1984, kompjuteri i parë MAC 1984, shumë gjëra kanë ndodhur në këtë vit dhe ka qenë e mrekullueshme,”- tha këngëtari ndër të tjera.

Më tej ai tregon se si ka qenë edhe fëmijëria e tij.

Në fëmijërinë time mbaj mend që kam udhëtuar shumë. Mbaj mend që gjithmonë kam pasur anëtarë të familjes në shtete të ndryshme. Kam jetuar në Zvicër, në Austri, në Gjermani, kam lindur në Libi, kam jetuar në Tunizi, Egjipt, Itali kam jetuar në shumë vënde. Babi dhe mamaja ime mundoheshin të gjenin një rrugë për të udhëtuar në Amerikë, ne gjetëm një mënyrë  dhe kështu ne u shpërngulëm në Brooklyn  dhe kujtimi më i mirë ishte të vija në Amerikë dhe të dëgjoja muzikë të re dhe të njihesha me muzikë të re  kjo më bëri që të doja të bëhesha një muzikant,”- u shpreh këngëtari.

Gashi tregoi se sapo pandemia të mbarojë ai do të vijë në Shqipëri dhe do të bëjë një koncert të mrekullueshëm për të gjithë fansat e tij.

Ende nuk kam qenë në Tiranë. Nuk e di, shpresoj kur bota të hapet. Kur të vij në Shqipëri dua të bëj një koncert të mrekullueshëm, të mahnitshëm dhe dua të bëj një shoë të mrekullueshëm,”– tha ai ndër të tjera.

Gashi nuk nguroi të shprehte dashurinë për shqiptarët dhe theksoi se sado lart që ai të ngjitet gjithmonë do të jetë krenar që është shqiptar.

Shqiptarët më duan dhe unë i dua ata. Sado lart të ngjitem, unë kudo ku shkoj them që jam shqiptar dhe jam shumë krenar që jam shqiptar. E dua faktin që ata janë krenarë që janë shqiptar. Të gjithëve i them se nga vij dhe kështu do të jetë gjith jetën dhe nuk do të ketë Gashi pa popullin shqiptar,”- përfundoi këngëtari.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gashi me koncert ne tirane labinot gashi gashi me koncert ne tirane labinot gashi

Sondazh

Poll