Art&Argëtim

Shkencëtarët gjejnë shenja jete ne planetin e afërt të Venusit 

14 Shtator 2020, 16:37 Nga DOSJA
Shkencëtarët gjejnë shenja jete ne planetin e afërt

SHBA– Një studim i fundit i realizuar nga shkencëtarët amerikanë ka zbuluar se atmosfera e Venusit mund të ketë shenja jete, kjo si pasojë e gjurmëve të një gazi të fortë fosfine 30 milje larg nga planeti  që kalojnë në retë e Venusit, ku sipas shkencëtarëve ishin shenja të një jete mikrobike.

Në Tokë, fosfina,  gaz pa ngjyrë që ka erën e hudhrës,  prodhohet kryesisht nga burimet biologjike anaerobe. Sasi të vogla të gazit ndodhin natyrshëm nga dëmtimi i lëndëve organike.

Shkencëtarët janë shprehur që ky planet sot është një sipërfaqe gati pa ujë me temperatura shumë  të larta, që shkojnë deri në 450 gradë celcius, prandaj nisur nga këto karakteristika ky i fundit konsiderohet dhe si planeti i vdekur.

Zbulimi interpretohet në mënyra të ndryshme  nga studiues të ndryshëm, ku Sara Seager, një shkencëtare për planetet në studimin në MIT në SHBA, e quajti gjetjen “tronditëse të mendjes”.

Ajo hipotezon një cikël jetësor për mikrobet Venusiane që bien, thahen dhe tërhiqen përsëri në lartësi më të buta nga rrymat në atmosferë. E gjithë kjo ka shkaktuar diskutime të shumta duke u lënë të nënkuptojmë se nga toka lindën shkëndija jete dhe në planetin e afërt të Venusit gjë e cila ngelet nga shkencëtarët për t’u vërtetuar në vazhdim.

Burimi: TheGuardian

L.H/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete shkencëtarët toka venusi shkencëtarët toka venusi

Sondazh

Poll