Sport

Flick për sezonin e ri: Lojtarët janë më të motivuar se kurrë, duan të fitojnë sërisht tripletën. 

13 Shtator 2020, 17:40 Nga DOSJA
Flick për sezonin e ri: Lojtarët janë më të motivuar se

GJERMANI- Trajneri i Bayern Munich, Hans-Dieter Flick në një konferencë ka folur për objektivat e sezonit të ri në futboll. Pas fitimit të tre trofeve sezonin e kaluar tekniku i bavarezëve është shprehur se lojtarët e tij janë mëse të motivuar dhe se dëshirojnë të fitojnë sërisht tripletën.

 “Skuadra nuk do të ketë probleme motivimi pas rezultateve fantastike që arritëm sezonin e fundit.

E njoh mirë karakterin e djemve të mi. Lojtarët që luajnë për Bayern Munchen duan të përsërisin suksesin që arritëm këtë vit, ata duan të fitojnë sërish tripletën“, deklaron trajneri i kampionëve të Europës.

Bavarezët sezonin e kaluar arritën të fitonin Champions League, duke marrë kështu edhe emrin Kampionët e Europës,  nën drejtimin e trajnerit Hans Flick.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich hans flick bayern munich hans flick

Sondazh

Poll