Aktualitet

“Na tha dilni nga shtëpia”/Gruaja e autorit rrëfen detaje nga plagosja e përmbaruesit në Sarandë: Ndërtuesit i kemi dh

14 Shtator 2020, 11:53 Nga DOSJA
“Na tha dilni nga shtëpia”/Gruaja e autorit rrëfen detaje

SARANDË- Baftjar Nela përmbarues privat u qëllua me thikë mëngjesin e sotëm teksa kishte shkuar për të dorëzuar njoftimin për masë sigurie në banesën e Aleksandër Camandioti. Ngjarja ka ndodhur në  lagjen nr. 1 të Sarandë. Baftjar Nela u dërgua në spital për të marrë ndihëm mjekësore. Ndërkaq, bashkëshortja e Aleksandër Camandioti ka dhënë detaje për ngjarje. Vjollca Camandioti ka rrëfyer çfarë ndodhi mëngjesin e sot. Ajo thotë se derë i trokiti përmbaruesi dhe ndërtuesi i pallatit.

“Dëgjuam që i bien derës me grushte dhe shqelma. U çuam, i tha burri kush jeni, çfarë doni. Jemi nga përmbarimi, edhe ai kësaj kompanisë. Firmos këtu tha se do ikni nga shtëpia. Ne jemi në Apel i thamë, kjo është një çështje shumë e ndërlikuar. Ai ndërtuesi i pallatit tha pabukska do ikni nga shtëpia ime”, tha ajo.

Më tej ajo shprehet se bashkëshorti në mirëbesim i ka dhënë ndërtuesit të pallatit 72 mijë euro, me premtimin se do të merte dy apartamente kur objekti të përfundonte. Po ashtu ajo thotë se nuk e ka parë që bashkëshorti të plagosë përmbaruesin. Ndërkaq, Baftjar Nela nuk është një emër i panjohur. Në vitin 2017 ai është ndaluar nga policia, pasi në kundërshtim me ligjin, ai i kishte bllokuar tre prona private, edhe pse vetë i ishte hequr licenca. Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, pronat e bllokuara nuk kanë qenë në proces gjyqësor.

Marrë nga ABC News 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër camandioti baftjar nela aleksandër camandioti baftjar nela

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shtator 2020, 11:43

TIRANË -Shkolla 9-vjeçare ‘1 Qershori’ në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara. Nga mjediset e rej...