Politike

Protesta e 13 prillit/ Balliu iu bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen opozitës: S’na ndal as plumbi, as gazi  

12 Prill 2019, 19:18 Nga DOSJA
Protesta e 13 prillit/ Balliu iu bën thirrje qytetarëve t’i

TIRANË- Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish këtë mbrëmje për të kundërshtuar projektin, i cili prek dhe dëmton banesat e qytetarëve  të Astirit. Me thirrjet “Rama ik” ata kërkojnë nga qeveria anulimin e plotë të projektit, i cili sipas tyre është abuziv dhe korruptiv.

Ndërsa, ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, i pranishëm në protestën e banorëve të Astirit, ka komentuar edhe protestën që do të zhvillohet pasditen e nesërme nga opozita. Ndër të tjera Balliu ka deklaruar se protesta e nesërme do të jetë masive, ku sipas tij do ti jepet fund qeverisjes së kryeministrit Rama.

Neser duhet të çohemi për të zhdukur Edi Ramën një herë e mirë nga ky vend. Qytetarë janë mbledhur qoftë në 16 shkurt qoftë në 16 mars për ti dhënë kohë që të largohet por ai nuk largohet dot pasi nuk loz për karrigen e vete por për kokën e tij. Një Shqipëri e vërtet me një pushtet të vertetë e përplas prapa hekurave të burgut. Nuk mund të pranojmë asnjë arrestim. Nesër në Shqipëri fillon revulucioni demokratik i shqiptarëvë. Nesër do ti kenë sytë të gjitha mediave, dhe në do tu tregojmë atyre se do luftojmë me cdo mjet për të sjellë drejtësinë. Nuk ka gaz që të na ndaloj , nuk ka plumb që ta ndalojë , do ti duket Franca lule cdo revulucion lule me atë që do të ndodh nesër. Ju ftoj nesër te mërrni pjesë në revulicionin që fillon por nuk mbaron. Në orën 6 do fillojmë uraganin e drejtësisë. Edi Rama mund të fshihesh ku të duash. Ne e kemi me Europën. Në Kinë shko ti ne do shkojmë në Europë. Revulucioni nuk ka orar që fillon revolucioni.  Nesër do të ndjeki këmba këmbës deri në fundin tënd politik. Nesër me datën 13 ju ftojmë të vini në mortin e rilindjes nesër rilindja vdes. ” tha ish deputeti demokrat, Balliu.

Qytetarët paralajmëruan se nuk do të ndalin protestat deri në anulimin përfundimtar të këtij projekti, ndërsa kanë bërë thirrje që të bashkohen nesër në protestën e paralajmëruar nga opozita, për të kundërshtuar projektin, taksat, sigurinë në vend etj.

Kjo qeveri nuk duhet respektuar. Ne nuk qeverisemi ne sundohemi. Iu bëj thirrje edhe Veliajt që ne nuk tërhiqemi. Janë qindra shtëpi që preken nga ky projekt.Do ndëshkohen edhe policët që kryejnë krimn ndaj qytetarëve. Drejtësi ka kur ka shtet. Këta po vjedhin milliona euro çdo ditë me banda. Për të kapur protestuesit vendosën kamera, por nuk vendosën kamera në aeroportin e Rinasit. Ligji vepron vetëm për fukarenjtë. Iu bëj thirrje nesër unaza e re do mblidhet këtu për të protestura për shtëpitë tona, për taksat e rritur, për sigurinë në vend. Policia e shtetit është në krahun e kriminelëve dhe jo në krahun e qytetarëve. Ne kemi shumë arsye për të protestuar“, u shpreh banori i Unazës së Re.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu protesta e banoreve te astirit protesta e opozites 13 prill 2019 unaza e re klevis balliu protesta e banoreve te astirit protesta e opozites 13 prill 2019 unaza e re

Sondazh

Poll