Aktualitet

Dy viktimat dhe dy të plagosurat ishin në një makinë, dalin pamjet nga rruga Tiranë-Elbasan që u përgjak mbrëmjen e sotm

13 Shtator 2020, 18:31 Nga DOSJA
Dy viktimat dhe dy të plagosurat ishin në një makinë, dalin

TIRANË– Dy vajzat që humbën jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme, bashkë me dy të tjerat që po luftojnë me vdekjen tek spitali i Traumës, ndodheshin në të njëjtën makinë. Katër të rejat po udhëtonin drejt Elbasanit, pasditen e sotme, në momentin që u goditën nga pas nga një automjet i llojit “Mercedez Benz”.

Për pasojë, mjeti ku po udhëtonin katër vajzat “Wolkswagen Golf”, u nda në dy pjesë dhe përfundoi duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës. Behar Pema është personi që po udhëtonte me mjetin “Benz”, dhe shkak për këtë aksident dyshohet se është bërë pikërisht shpejtësia me të cilën po udhëtonte zotëria në fjalë.

Fillimisht vajzat kanë mbetur të bllokuara në mjet, dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për t’i nxjerrë që aty. Ato janë transportuar drejt Traumës, ku dy prej tyre humbën jetën, ndërsa dy të tjera jnë në gjendje të rëndë. Edhe vetë Pema ka marrë lëndime e po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me dy viktima behar pema tirane elbasan aksident me dy viktima behar pema tirane elbasan

Sondazh

Poll