Aktualitet

Grabitet farmacia në Berat, autori merr paratë dhe largohet me vrap, Policia e identifikon

13 Shtator 2020, 11:49 Nga DOSJA
Grabitet farmacia në Berat, autori merr paratë dhe largohet me vrap,

BERAT– Një farmaci është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen “30 Vjetori” në qytetin e Berat.


Burime për Dosja.al bëjnë me dije se hajduti ka vëzhguar për disa orë lëvizjet e farmacistes, dhe pikërisht në momentin që ajo ka dalë jashtë nga dyqanit, ai ka hyrë dhe ka marrë të gjitha lekët e vendosura në sirtar dhe u largua me vrap.

Grabitësi i identifikuar me iniciale S.T.,  është pikasur nga kamerat e sigurisë dhe po punohet për kapjen e tij.

38-vjeçari,banues në lagjen “10 Korriku”, nuk është një emër i panjohur për efektivët e Beratit pasi ka precedentë të mëparshëm penalë. Ai është  dënuar disa herë për “përdorim të lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”.

(k.m/A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet farmaci grabitet farmacia ne berat grabitje grabitje ne berat farmaci grabitet farmacia ne berat grabitje grabitje ne berat

Sondazh

Poll