Aktualitet

Merrte rryshfete personave që ushtronin funksione publike, Gjykata jep vendimin për inspektorin e Tatimeve

13 Shtator 2020, 11:22 Nga DOSJA
Merrte rryshfete personave që ushtronin funksione publike, Gjykata jep

TIRANE– Është caktuar masa arrest me burg për Erjon Trungun, inspektorin e Tatimeve i cili u arrestua për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Arrestimi i tij është bërë pasditen e së mërkurës së kaluar, nga Policia e Tiranës me urdhër të SPAK me akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

SPAK zbuloi se 37 vjeçari Trungu kërkonte para ndaj bizneseve të ndryshme për të mos i ndëshkuar në rast se kapeshin në shkelje tatimore.

37- vjeçari u arrestua ne flagrancë dhe gjatë prangosjes ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 mijë euro, të cilat i kishte marre në formë rryshfeti nga një biznes në Kamëz.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim inspektori i tatimeve arrestim inspektori i tatimeve

Sondazh

Poll