Aktualitet

Xhensila Myrtezaj rikujton vetëvrasjen e pronarit të ‘Adorions Palace’, bën dedikim prekës për bashkëshorten e mikut t

13 Shtator 2020, 10:53 Nga DOSJA
Xhensila Myrtezaj rikujton vetëvrasjen e pronarit të ‘Adorions

TIRANE– Bes Kallaku ishte mik me biznesmenin Eugert Lazaj, i cili u vetëvra në shtëpinë e tij më 30 korrik. Fillimisht aktori i humorit bëri një postim prekës për mikun e tij në Instagram, ndërsa tani Xhensila Myrtezaj ka postuar një shkrim për bashkëshorten e të ndjerit.

Këngëtarja shkruan se e di mirë dhimbjen që po kalon e se nuk ka dashur të flasë më parë pasi nuk donte që të hapte plagët.

Ajo shton se nuk ka fuqi t’i japë më shumë forcë, por shpreson që ta gjej atë tek dy fëmijët e tyre.

E dashur motra ime. E di dhimbjen tënde të gjithë këtyre ditëve për humbjen e gjysmës tënde. Gjysmë njeri, gjysmë frymë. Sado afër mundemi të jemi në krahun tënd, prapë ty të mungon krahu yt. Sa shkëlqenit, sa të ndritnin sytë. Deri sa vdekja të na ndajë, kështu thuhet në dashuritë e vërteta dhe kështu ndodh, kështu ndodhi! Nuk kam dashur të të hap plagë e as të kujtoj dhimbjen. Por sot kur ti e kujton, s’mundem të rri pa të ngushëlluar së tepërmi, edhe pse s’kam fuqi të të jap forcë por veç tek Zoti e gjetsh, tek fëmijët tuaj. E fortë qofsh ashtu si dashuria që kishit!”, shkruan Myrtezaj.

 

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

Eugert Lazaj u gjet i vdekur u gjet i vdekur në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Nuk është ende e paqartë nëse biznesmeni është vrarë apo është vetëvrarë. Dosja.al ka kërkuar informacion zyrtar nga Policia e Shtetit, por ende nuk ka marrë një reagim për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugert lazaj postimi i xhensila myrtezajt eugert lazaj postimi i xhensila myrtezajt

Sondazh

Poll