
TIRANË- Eugert Lazaj, 37 vjeç u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Policia e Shtetit raportoi thatë ngjarjen duke thënë vetëm se i riu u gjet në shtëpi, dhe se ngjarja dyshohet se është vetëvrasje.
“Më datë 30.07.2020, rreth orës 07:00, në fshatin Farkë, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi E.L., 37 vjeç. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ishte ky njoftimi i Policisë.
















Por të dhëna kontradiktore vijnë nga mediat dhe burimet alternative të informacionit. Faxweb.al teksa raportoi lajmin mëngjesin e sotëm shkruante se i riu “kishte plagë të shumta në trup”. (Lexoni këtu).
Ndërkaq në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër version për ngjarjen, (ende i pakonfirmuar nga redaksia). Ne kontaktuam edhe zyrtarisht me Policinë e Shtetit por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi marrë asnjë përgjigjie shteruese.
Mediat online si Newsbomb.al, Joq Albania, 360 gradë.al e të tjera shkruajnë se bëhet fjalë për një vrasje. Çfarë ndodhi me Pronarin e Adorions? Presim njoftimin e PSH.
(Dosja.al)