Bota

Emigranti vret priftin duke i ngulur çadrën në kokë: Më detyruan shpirtrat e ligë (Foto)

12 Prill 2019, 18:37 Nga DOSJA
Emigranti vret priftin duke i ngulur çadrën në kokë:

Një immigrant nga kameruni, Loic Sindbad C i tha një gjykatësi në Berlin se ardyeja pse e vrau priftin Alain Florent Gandoulou ishte se e detyruan shpirtrat e ligë.

27 vjeçari përdori vazo lulesh dhe objekte druri që ta godiste në kokë 54 vjeçarin në zyrën e tij në kishë.

Më pas ai kapi një çadër duke ja futur në gojë dhe më pas they kafkën duke e lënë të vdekur priftin.
Fqinjët në lagjen Charlottenburg të Berlinit dëgjuan Sindbadin duke argumentuar “me zë të lartë” në frëngjisht me pastorin vitin e kaluar më 22 shkurt.

Sindbadi zbuloi se donte që prifti të shëronte vëllain e tij të sëmurë, të cilin ai besonte se kishte një magji të ligë të hedhur mbi të në Afrikë.

Emigranti, i cili erdhi në Gjermani më 2015, tha se “një frymë e zezë papritmas erdhi në sytë e mi” pasi u lut për mirëqenien e vëllait të tij.

Ai pretendoi se fryma e keqe e urdhëroi atë të vriste pastorin – dhe u nis për në kishë.

Psikiatrit besojnë se problemet mentale të Sindbad ishin “një simptomë e qëndrueshme” pasi kishte dëgjuar zëri që nga viti 2007.

Vrasësi u dërgua në një njësi të sigurt psikiatrike për të marrë trajtim për sëmundjet e tij mendore.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota afrikë alain florent gandoulou loic sindbad c prifti shpirtrat e lige afrikë alain florent gandoulou loic sindbad c prifti shpirtrat e lige

Sondazh

Poll